Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Familja hap dyert e mortit, britma e të qara për vdekjen e nënës me dy fëmijët

Familja hap dyert e mortit, britma e të qara për vdekjen e nënës me dy fëmijët

17:28, 14/02/2020
A+ Aa A-

Gazetari Enver Doçi sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje të reja nga banesa e familjes Tola në Ostren të Bulqizës, e cila u përball sot me një tragjedi, teksa nëna me dy fëmijët adoleshentë humbën jetën nga rrjedhja e gazit, ndërsa vajza e mitur ndodhet në gjendje të rëndë.

Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, të publikuara nga Balkanweb, familja ka hapur dyert e mortit, ndërsa dëgjohen britmat dhe të qarta e familjarëve për humbjen tronditëse të tre personave të familjes.

Viktima të tragjedisë së sotme ishin nëna Rajmonda me tre fëmijët, Rudinën 18 vjeçe, Fatjonin 14 vjeç dhe Meritën 8 vjeçe, ndërsa bashkëshorti i saj punon si emigrant në Greqi.

Grupi hetimor ka nisur hetimet dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet që çuan në vdekjen e një nëne dhe 2 fëmijëve të saj.

Ka qenë kunata e së ndjerës ajo që paraditen e kësaj të premteje ka shkuar në banesën e viktimës por kur nuk i ka hapur derën ka njoftuar komshinjtë, të cilët pasi kanë hapur me forcë derën e jashtme kanë gjetur trupat e pajetë në dhomë dhe vetëm një nga vajzat me shenja jetë, e cila është transportuar për në spital në gjendje të rëndë. Burimet thonë se gruaja bashkë me dy fëmijët ka ndërruar jetë gjatë natës por janë gjetur nga të afërmit gjatë ditës së sotme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco