Me kallashnikov në krah për të grabitur/ Ja ku u kap i riu

Me kallashnikov në krah për të grabitur/ Ja ku u kap i riu

10:21, 14/02/2020

Një i ri është ndalur para se të kryente një grabitje.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laknasit në zonën e Kamzës, Tiranë.

Sipas policisë, një 20-vjeçar kishte planifikuar të grabiste me armë pranë një marketi në Laknas. Policia ka rënë në gjurmët e 20 vjecari pas një informacioni se një person ishte duke lëvizur në Laknas me çantë shpine dhe biçikletë.

Gjatë kontrollit u gjet, një armë automatik kallashnikov me krehër me 17 fishekë, që 20-vjeçari kishte planifikuar ta përdorte gjatë grabitjes.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Bazuar në informacionet policore është organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacioni policor i koduar ‘Laknasi’.

Shërbimet e Policisë, gjatë operacionit kanë bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes dhe identifikimin e shtetasit të dyshuar, i cili qarkullonte me një biçikletë dhe në çantën e shpinës kishte një armë zjarri kallashnikov. Në momentet që ky shtetas po përgatitej të hynte në një market në Laknas, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke e prangosur në flagrancë shtetasin K. K., 20 vjeç, banues në Laknas.

Gjate kontrollit fizik atij i është gjetur në çantën e shpinës, një automatik model 56, me një krehër me 17 fishekë.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë, pasi dyshohet se ky shtetas mund të jetë autor edhe i disa tentativave të tjera për vjedhje me armë, të ndodhura më parë në Tiranë.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale ‘Armëmbajtja pa leje’, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco