Duhet të deklarojë pasurinë/ Kush është Nita i 'Vol-vo 4'

Duhet të deklarojë pasurinë/ Kush është Nita i 'Vol-vo 4'

09:15, 14/02/2020

Personazhet e radhës që kanë marrë letër nga OFL për të deklaruar pasurinë dhe burimin e saj, janë miku i Emiljano Shullazit, Pajtim Serjani, dhe Artan apo Orges Jahelezi, i njohur me pseudonimin “Nita”, që ka qenë pjesë e dosjes “Vol-Vo 4”. 

Gjatë komunikimit të djeshëm për mediat, zëdhënësja e “Forcës së Ligjit” deklaroi se për 48 orë Oreges Jahelezi dhe Pajtim Serjani do të duhet të justifikojnë pasurinë e tyre me shkrim në OFL dhe dosja më pas i kalon SPAK, që ka afat deri në 15 ditë për t’ia kaluar dosjen Gjykatës e më pas merret vendimi i sekuestros së pasurisë ose jo.

Orges Jahelezi, i njohur ndryshe si Artan Elezi, me pseudonimin “Nita”, nga Tirana, është arrestuar gjatë operacionit “Vol-Vo 4”, pas zbulimit të laboratorit të heroinës në Has, raporton Panorama. Në mars të vitit 2019, Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka liruar nga burgu dy persona, të cilët u arrestuan në shtator të vitit 2018 si pjesë e operacionit “Volvo-4” dhe njëri prej tyre ishte Orges apo Artan Jahelezi.

Ai ishte arrestuar si pjesë e grupit të Shijakut. Në nëntor të vitit 2014, Jahelezi u arrestua nga Sektori i Forcës së Posaçme, Operacioneve Speciale dhe Kërkimit dhe Komisariati Nr.3 i Policisë së Tiranës, pasi prej kohësh ishte i shpallur në kërkim, për shkak se rezultonte i dënuar me 9 muaj burg për shkatërrim prone. Ai u ndalua në atë kohë në hyrje të lokalit në pronësi të tij në lagjen e Laprakës. Jahelezi ka qenë edhe më herët i dënuar për trafik droge. Lokali i tij u rendit në listën e atyre që Ministria e Mjedisit urdhëroi mbylljen për shkak të mosplotësimit të kushteve akustike pak kohë para se ai të arrestohej.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco