Policia shoqëroi Ilda Bejlerin, aksidentoi 63 vjeçaren

Policia shoqëroi Ilda Bejlerin, aksidentoi 63 vjeçaren

09:21, 13/02/2020
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka shoqëruar moderatoren e njohur të sportit, Ilda Bejleri, e cila u përfshi dje në një aksident. Ngjarja ndodhi pranë drejtorisë së Policisë së Tiranës, rreth orës 12:50 në bulevardin “Gjergj Fishta”.

‘Balkanweb’ shkruna se pasi u mor në pyetje gjatë natës në komisariat, Ilda Bejleri u la e lirë. Mësohet se bukuroshja e ekranit do të hetohet për rastin në fjalë nga prokuroria. Sipas policisë, Bejleri duke drejtuar mjetin tip “BMË” me targë AA 998 NY, ka aksidentuar duke u larguar nga vendi i ngjarjes, shtetasen Eriketa Gjuzi, 63 vjeçe, banuese në Durrës.

Kjo e fundit aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Lajmi që Ilda Bejleri u përfshi në një aksident qarkulloi dje në portale, ndërsa moderatorja mohoi kategorikisht që të ishte përfshirë në një ngjarje të tillë. Madje Bejleri nuk nguroi që të sulmonte mediat, ndërsa pak orë më vonë policia doli me një deklaratë ku thuhej se po punohej për identifikimin e autorit. Ndërkohë, pas hetimeve të kryera dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, u bë e mundur identifikimi i drejtuesit të mjetit, që në këtë rast ishte bukuroshja e ekranit, Ilda Bejleri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

FILANTROPI DT. 12 shkurt 202013/02/2020 11:17

Çpaskan qënë kështu mo Daj Jaku, këto pseudo gazetare apo moderatore si Ilda Bejleri apo disa kohë më parë Mira Kazhani ,që bëjnë aksident në bulevard në mes të ditës përplasin njerëz të pafajshëm me makinë dhe largohen sikur rë mos kishte ndodhur asgjë...Dhe pastaj mundohen të fshihen mbas strukturave politike policore të koruptuara. Të kenë turp kur të dalin nëpër ekranet e TV. me një ipokrizi therëse në fytyrë ,se njerëzit dhe ne të gjithë kemi për tu tallur me këto lloj "vuvuzelash" pa edukatë që me një dorë mbajnë timonin dhe në dorën tjetër celularin duke folur...

Shto koment

Denonco