‘Na lini të qetë’/ Reagon familja e Prengës, pengut që u vra në Shijak

‘Na lini të qetë’/ Reagon familja e Prengës, pengut që u vra në Shijak

23:46, 12/02/2020
A+ Aa A-

Rrëmbimi, vrasja dhe zhdukja e Jan Prengës prej afro një muaj është një ngjarje tejet e rëndë që ka tronditur opinionin publik.

Për herë të parë, afro 1 muaj pas ngjarjes ka reaguar një familjar i viktimës.

Anxhelin Prenga, djali i xhaxhait të Jan Prengës ndërhyri përmes një lidhje telefonike në emision ‘Opinion’.

Reagimi i tij, erdhi pasi sot në media u publikuan pjesë të dosjes hetimore, përfshirë edhe dëshminë që ka dhënë në prokurori vëllai i Jan Prengës.

Kjo dëshmi u komentua në studion e Opinion, nga gazetarja Klodiana Lala. Dhe reagimin i Anxhelin Prengës ishte pikërisht për gazetaren.

‘Klodiana Lala foli disa herë në emrin e familjes tonë, nuk e ka tagrin të flasë në emrin e familjes Prenga. Ajo tha se familja Prenga ka fajësuar këtë dhe atë. Tha se ne kemi kërkuar pajtues gjaqesh. Të gjithë këto janë të pavërteta. Janë supozime’, tha ai.

Sakaq, gazetarja reagoi duke thënë se ka cituar dosjen e prokurorisë dhe nuk ka folur në emër të familjes së tij. ‘Këto rezultojnë nga hetimi, nuk i them unë por janë pjesë e dosjes. Mund t’ua vendos në dispozicion një kopje’, u shpreh ajo.

Po kështu edhe Fevziu u shpreh se mund të ketë ndodhur një keqkuptim me familjarët, pasi gazetarja Lala ka folur vetëm mbi bazën e dokumentit zyrtar të prokurorisë dhe policisë.

Në fund, kushëri i Jan Prengës e mbylli telefonatën me një lutje:

‘Lëreni familjen time të qetë!’

Babai i 5 fëmijëve, Jan Prenga u mor peng në mes të Kamzës mesditën e 17 Janarit 2019. Ai është rrëmbyer, vrarë përmes torturave, por trupi nuk është gjetur ende.

Kjo ngjarje shumë e rëndë, që siç thuhet në dosjen e prokurorisë ka ardhur pas përplasjet së bandave për një sasi të madhe kokaine.

Në trafik droge duket se janë të përfshirë vëllezërit e të ndjerit në Angli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco