VIDEO/ Mësuesi shqiptar qeth nxënësin në klasë, si formë dënimi

VIDEO/ Mësuesi shqiptar qeth nxënësin në klasë, si formë dënimi

21:35, 12/02/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në një shkollë në Kosovë.

Një mësues ka ndëshkuar në mënyre unike nxënësin e tij duke i prerë flokët në klasë.

Ngjarja ndodhi këto ditë në Livoqin e Poshtëm të Gjilanit.

Por ajo që të habit është se ndëshkimi është miratuar nga vetë familjarët, ndërsa është pasuar nga heshtja e drejtuesve të insitucionit arsimor.

Mësuesi që për pak çaste ushtroi profesionin e berberi është Xhelal Elezi që jep lëndën e gjeografisë.

Nxënësi ka refuzuar për pak moment të ndëshkohëj, por më pas iu dësh ti bindej urdhërit të mësuesit.

Mësuesi pretendon se ka lejen e prindërve të tij për qortime edhe për ushtrimin e dhunës ndaj tij.

Këtë e vërtetoi edhe babai i nxënësit në një bisedë telefonike.

Babai thotë se djali i tij kishte sjellje jo të mira lidhur me këtë rast.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco