Ilda Bejleri ka aksidentuar kalimtaren? Ja çfarë thotë vetë gazetarja sportive

Ilda Bejleri ka aksidentuar kalimtaren? Ja çfarë thotë vetë gazetarja sportive

19:24, 12/02/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme në mediat online u raportua se gazetarja e njohur Ilda Bejleri ka aksidentuar një 64-vjeçare pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Mediat bënin të ditur se 64-vjeçarja është goditur rëndë teksa po kalonte vijat e bardha, ndërkohë që gazetarja është larguar nga vendngjarja.

Automjeti “X5” i zi sipas mediave rezulton të jetë i Ilda Bejlerit, gazetare sporti në Top Channel.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i gazetares Ilda Bejleri, e cila ka mohuar këtë lajm, duke u shprehur e habitur sesi mund të shpifet për diçka të tillë.

“Unë nuk i kuptoj dot këta gazetarët tanë? Si mund të shpifin për njerëzit kështu?!”– shkruan Ilda në Instagram.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

QYTETARI dt 12 shkurt 202012/02/2020 19:51

Ah moj Ilda Bejleri e çfarë nuk dëgjon nga mëngjezi deri në darkë në Shqipëri nga gazetarë e lajmëtarë ordinerë. Do zoti që lajmi që ka dalë që ti ke bërë aksident në mes të Tiranës dhe je larguar të jetë i gënjeshtër. Se para disa kohësh doli lajmi edhe për një pseudo gazetare si Mira Kazhani që kishte bërë aksident e cila u mundua ta fshihte por ishte e vërtetë.Dhe sot nuk i vjen turp kur del ekraneve të disa TV dhe ju shet dëngla shqiptarve......

Shto koment

Denonco