Kitaristi shqiptar rrezikon 10 vite burg, shokun e tij e zë gjumi në gjyq

Kitaristi shqiptar rrezikon 10 vite burg, shokun e tij e zë gjumi në gjyq

19:16, 12/02/2020
A+ Aa A-

Tre taksistë shqiptarë dolën përpara një gjykate në Ghent të Belgjikës, të akuzuar për trafik të qenieve njerëzore. I akuzuari kryesor është A.H, një taksist i akuzuar se ka trafikuar 163 viktima. 

Prokuroria thotë se ka arritur të identifikojë treshen e shqiptarëve përmes përgjimeve telefonike.

46-vjeçari shqiptar, A.H., ishte larguar në Shqipëria në moshën 25-vjeçare. Hetuesit i gjetën në shtëpinë e tij 85 mijë euro dhe 5 mijë sterlina. Ai mohoi që i ka fituar me trafik.

Shqiptari njihej si një kitarist. Atij iu sekuestruan edhe veglat muzikore. Avokati tha se kitarat janë shumë të shtrenjta për të. “Ai kërkon që t’i kthehen mbrapsht si muzikant’.

A.H rrezikon dhjetë vite burg dhe një gjobë prej 1.3 milionë eurosh. Avokati tha se kjo gjobë është shumë e madhe. “Ai nuk ka pagën e një kryeministri,” tha avokati.

Dy taksistët e tjerë shqiptarë po ashtu mohuan akuzat. Njërin prej tyre e zuri gjumi në gjykatë pasi ishte shumë i lodhur nga puna. Avokatja tha se ai i ka dhënë taksisë gjithë natën. Ai rrezikon tre vite burg. Tjetri 45 muaj. Vendimi jepet në mars.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco