Terrorizuan kalimtarët, ja si nisi konfikti me armë mes të rinjve në Shkodër

Terrorizuan kalimtarët, ja si nisi konfikti me armë mes të rinjve në Shkodër

19:06, 12/02/2020
A+ Aa A-

Tre persona  janë ndaluar në mbrëmje nga policia e Shkodrës, pasi dyshohen se u përfshinë në një konflikt të armatosur mesditën e sotme në lagjen Parrucë në Shkodër. Personat e ndaluar janë Gledis Ustabeqiri 26 vjeç, Hygert Muçaj 32 vjeç dhe Taulant Ahmeti.

Sipas korrespondentit të Syri Tv në Shkodër konflikti nisi në momentin që Ustabeqiri dhe Muçaj ishin në makinë.    Në këtë moment ata janë konfliktuar me shtetasin Taulant Ahmeti për motive të dobëta.

Hygert Muçaj mësohet se e ka qëlluar shtetasin Taulant Ahmeti me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të lehta.

Më pas Gledis Ustabeqiri ka dalë nga makina duke qëlluar në ajër. Ky shtetas ka deklaruar se ka shtënë pa dashje dhe se nuk ka pasur qëllim që të qëllojë dikë.

Debati mes tyre ka qenë i çastit duke i thënë njëri-tjetrit ‘pse më pe ashtu’.

Bëhet me dije se ata janë ulur nga mjetet dhe mes tyre ka nisur debate derisa është dëgjuar një e shtënë që ka trembur qytetarët që po kalonin sepse ngjarja ndodhi në lagjen “Parrucë” në qendër të qytetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco