‘Dil nga tualeti….’/ Ja pse i riu shqiptar plagosi rëndë me thikë të zotin e lokalit

‘Dil nga tualeti….’/ Ja pse i riu shqiptar plagosi rëndë me thikë të zotin e lokalit

18:30, 12/02/2020
A+ Aa A-

Ka përfunduar në qeli një shqiptar 21 vjeçar në Kozenca i cili goditi disa herë me thikë pronarin e një lokali në Roca Imperiale, pasi i ishte kërkuar disa herë të dilte nga banjo pasi po qëndronte gjatë. Akuza ndaj tij është tentativë për vrasje.

Ngjarja ndodhi të dielën e 9 shkurtit.

Shqiptari ishte mbyllur në wc-në e lokalit, duke e detyruar baristin që t'i kërkonte të nxitonte, pasi po vinte koha për të mbyllur lokalin.

Shqiptari doli dhe me një thikë kuzhine sulmoi pas shpine të zotin e lokalit, duke I lënë disa plagë në shpinë dhe në krah.

Ishte një shqiptar ai që shpëtoi të zotin e lokalit, duke i dhënë ndihmën e parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco