Aksidenti masiv me 5 të plagosur, në njërën makinë udhëtonte një familje

Aksidenti masiv me 5 të plagosur, në njërën makinë udhëtonte një familje

18:14, 12/02/2020
A+ Aa A-

Janë zbardhur detaje të reja nga dy aksidentet e ndodhur gjatë pasdites në zonën e Vlorës.

Aksidenti i parë ka ndodhur në aksin rrugor Drashovicë-Peshkëpi. Fillimisht në këtë aksident janë përfshirë dy automjete një Volkswagen me targa AA 827 VP dhe një Benz me targa AA 502 VC. Më pas dy automjetet janë përplasur edhe një nga Toyota me targa 909 SK që vinte pas tyre, duke lënë të plagosur 5 persona.

Nga aksidenti mbetën të lënduar anëtarët e një familje që po udhëtonin me mjetin tip Volkswagen si edhe drejtuesit e mjeteve tip Benz dhe Toyota.

Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë shpejtësia jashtë normave të lejuara të njërit prej drejtuesve të mjeteve.

Ndërkohë që u deshën 3 autoambulanca për të transportuar të plagosurit në drejtim të spitalit të Vlorës.

Në aksidentin e dytë të ndodhur në zonën e pyllit të Sodës në Vlorës, i plagosur rëndë ka mbetur një i moshuar që ishte në drejtimin e biçikletës në momentin kur u përplas nga një makinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco