Arrestohet i riu shqiptar, shëtiste i lirë me urdhër dëbimi disa vjeçar

Arrestohet i riu shqiptar, shëtiste i lirë me urdhër dëbimi disa vjeçar

17:08, 12/02/2020
A+ Aa A-

Një shqiptar i cili ishte përzënë nga Italia, duke iu ndaluar hyrja në vend, është arrestuar nga policia vendase pasi edhe pse kishte një espuls 5 vjeçar, lëvizte lirshëm me makinë.

I riu shqiptar ishte me një mikun e tij në makinë kur u ndalua në Cassano D’Adda.  

Ngjarja ka ndodhur të martën.

Protagonisti është një 28 vjeçar me disa precedentë penalë.

Karabinierët e surprizuan ndërsa ndodhej në makinë në sheshin Garibaldi.

Shqiptari u dërgua menjëherë në aeroportin e Malpensas në Milano, ku iu ndalua të futej në Itali edhe për një 5 vjeçar tjetër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco