Evakuimi i studentes shqiptares nga Kina, ministri turk: Asnjë nuk kishte shenja sëmundjeje!

Evakuimi i studentes shqiptares nga Kina, ministri turk: Asnjë nuk kishte shenja sëmundjeje!

12:59, 01/02/2020
A+ Aa A-

"Avioni i dërguar nga Turqia për evakuimin e shtetasve të saj dhe shtetasve të vendeve të tjera përfshirë edhe një shtetas të Shqipërisë, pasi ka marrë udhëtarët në bord është nisur nga qyteti Wuhan i Kinës", transmeton sot Anadolu Agency, agjensia shtetërore e lajmeve të Turqisë.

Grupi i të evakuuarve prej 42 personave i cili përbëhet nga shtetas turq, azerbajxhanas, gjeorgjianë dhe një shqiptar pritet të mbërrijë në Ankara rreth orës 19:00 sipas kohës lokale

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter lidhur me evakuimin nga Kina për shkak të koronavirusit të ri ka thënë se "Në avion kanë hipur gjithsej 42 persona, pasi 6 persona me dëshirën e tyre kanë kërkuar të mos kthehen në Turqi".

"Avioni ynë i evakuimit u ngrit në fluturim nga qyteti Wuhan. Rrugë të mbarë. Për shkak se 6 persona me dëshirën e tyre kanë kërkuar të mos kthehen në Turqi, në avion kanë hipur gjithsej 42 persona. Gjatë kontrollit të kryer shëndetësor nuk është gjetur shenjë sëmundjeje tek asnjëri prej udhëtarëve", tha ministri Koca.

Një avion transportues mallrash i Turqisë ishte nisur drejt Kinës për të transportuar qytetarët e saj dhe të vendeve të tjera të afërta, përfshirë një shtetas të Shqipërisë nga qyteti kinez Wuhan ku muajin e kaluar u shfaq për herë të parë koronavirusi./AA

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco