Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Vrasja e Jan Prengës, çfarë ndodhi në garazhin e ‘Golden Resort’

Vrasja e Jan Prengës, çfarë ndodhi në garazhin e ‘Golden Resort’

13:44, 29/01/2020
A+ Aa A-

Detaje rrënqethëse janë zbuluar për fatin tragjik te Jan Prengës i cili u mor peng në Kamëz nga një grup personash të cilët e kanë vrarë duke e dhunuar.

Referuar dosjes hetimore të prokurorisë, lidhur me rrëmbimin e më pas vrasjen e 49-vjecarit Jan Prenga, gazetarja Klodiana Lala ka siguruar edhe detaje në lidhje me provat që kanë krijuar bindjen e Policisë se 49 vjecari ka humbur jetën.

Lala tha se kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur trupi i 49-vjecarit nxirret i zhveshur dhe tërhiqet zvarrë në garazhin e ‘Golden Resort’. Kamerat kanë fiskuar çastin kur autorët fusin viktimën në një tjetër makinë e cila e më pas largohet nga resorti.

Autorët sakaq në kamerat e sigurisë teksa ndërrojnë rrobat e tyre dhe lajnë vendin brenda garazhdit, për të humbur gjurmët.

Referuar dosjes gazetarja Klodiana Lala tha se kamerat e sigurisë kanë rezultuar të paprekura, lëvizjet e autorëve janë fokusuar gjithashtu edhe nga kamerat e një hoteli përballë. Gjithashtu këto kamera janë sekuestruar nga Policia e Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Hajrulla zeqiri nga vushtrrija01/02/2020 16:57

Oj kosov oj shqipri, tu kajt baba edhe na me hashim thaqa, me edi rama, me fatos klosa me fatos nana, me vuqiqa me daqiqa, me gjuriqa me butina me erdogana, edhe te gjithve ju kajt ter familja po qka po ju bojna me shekuj qe po na madakrojn po na kallin po na dhunoj. Po na debojn prej trojeve ton, ter dtejtsija esht shkerdhate, posht posh jasht jasht trojeve tona

Shto koment

Denonco