VIDEO/ Me çadra, kapele dhe çanta plot me euro, pamjet si u grabit banesa në Fier

VIDEO/ Me çadra, kapele dhe çanta plot me euro, pamjet si u grabit banesa në Fier

12:47, 29/01/2020
A+ Aa A-

Me çadra, kapele në kokë dhe çantat plot me euro.

Këto janë pamjet e një grabitje të ndodhur në Fier, dy ditë më parë, ku janë marrë më shumë se 10 milionë lekë dhe një sasi e madhe bizhuterish.

Dy persona kanë sulmuar shtëpinë e një gruaje 40-vjeçare me inicialet E. M.,  në katin e 9-të të një pallati në lagjen ‘Kongresi i Përmetit’.

Burime nga policia Fier pohuan se persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e 40-vjeçare dhe kane vjedhur një sasi parash dhe sende me vlerë.

Në zonën ku është kryer vjedhja janë ngritur grup pallatesh, dhe katet e para janë edhe biznese.

Policia ka vënë edhe një shpërblim për personin që jep informacion duke ruajtur edhe anonimatin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco