Pengmarrja në Kamëz: Kush e urdhëroi dhe kush e zhduku trupin e Prengës

Pengmarrja në Kamëz: Kush e urdhëroi dhe kush e zhduku trupin e Prengës

12:44, 29/01/2020
A+ Aa A-

Gjatë ditës së sotme u bë publik fakti se është arrestuar personi i pestë i akuzuar për pengmarrjen dhe vdekjen e Jan Prengës.

Ngjarje kjo e ndodhur mesditën e 17 janarit në Kamëz.

Policia e Tiranës informoi se në pranga ka rënë Festim Bexhidi, 30 vjeç, banues në Kavajë. Një ditë më parë u prangosën dhe 4 shtetas të tjerë.

"Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me 4 shtetasit e ndaluar më parë dhe me shtetas të tjerë, e kanë rrëmbyer për ta mbajtur peng, shtetasin J. P., më datë 17.01.2020, në Kamzë" informoi policia. 

Por kush dyshohet se zhduku trupin

49 vjecari humbi jetën pas të rrahurave teksa po transportohej drejt resortit në pronësi të familjes Hajri, ku do te mbahej peng.

Për shkak të rëndësisë së hetimit, policia nuk bën me dije detaje të tjera por informon se në cilësinë e provës materiale i janë sekuestruar dy telefona dhe një sasi prej 850 eurosh të arrestuarit të sotshëm.

Ndërkohë burime nga grupi hetimor, të cilave i referohet ora neës, bëjnë me dije se ka dyshime që Bexhidi të ketë ndihmuar në zhdukjen e trupit të 49 vjeçarit.

Kush dyshohet se urdhëroi pengmarrjen:

Dyshohet se edhe dy grupe të tjera kriminale, një në Shkodër dhe një në Vlorë të jenë përfshirë në këtë pengmarrje. Ndërsa janë shpallur në kërkim edhe 5 persona.

Polcia akoma në kërkim të trupin të zhdukur

Ndërkohë vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 49 vjeçarit dhe Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Kërkimet janë përqëndruar në Shijak, zonat përreth dhe në Durrës.

Dje gjatë operacionit "Resorti" u arrestuan

Elton Hajri 32 vjeç, banues në Shijak;

Bajram Hajri 64 vjeç, banues në Shijak

Leonard Hajri35 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë

Olsi Turja 36 vjeç, banues në Shijak

Makina e pengmarrjes i përket një këngëtareje, ishte vjedhur

Makina me të cilin u mor peng 49 vjecari Jan Prenga mesditën e 17 janarit figuron se i përket një këngëtareje tallavaje me inicialet D.T. Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se makina figuron se i ishte vjedhur këngëtares. Pas rrëmbimit makina u gjet e djegur.

Akuzat për të arrestuarit

Ndërkohë që policia në njoftimin e saj të ditës së sotme shpjegon se materialet në ngarkim të Festim Bexhidit do i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale: “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.  /Balkanweb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco