Ky është polici i Kosovës, që ra mbrëmë në krye të detyrës

Ky është polici i Kosovës, që ra mbrëmë në krye të detyrës

11:23, 29/01/2020
A+ Aa A-

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot do të mbahet ceremonia e varrimit të policit Sami Thaqi, i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme në krye të detyrës, gjatë një operacioni në fshatin Zhur të Prizrenit.

“Ju informojmë se sot, me datën 29.01.2020, do të bëhet ceremonia e varrimit të zyrtarit policor, i rënë në kryerje të detyrës në aksionin e Policisë në fshatin Zhur të Prizrenit.

Lamtumira e fundit dhe ceremonia e varrimit do të bëhet në orën 15:00 në varrezat e fshatit Shkarashnik në Komunën e Malishevës,” thuhet në njoftim.

Gjatë operacionit u plagosën edhe dy kolegë të tij si dhe një fëmijë, për shkak të një shpërthimi.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco