Kush janë 5 personat më të kërkuar në Shqipëri

Kush janë 5 personat më të kërkuar në Shqipëri

11:18, 29/01/2020
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka publikuar fotot edhe skeden e 5 personave më të kërkuar në Shqipëri. Gjithashtu strukturat e policisë i bëjnë thirrje qytetarëve për bashkëpunim.

Ndërkohë që në listat e policisë tashmë janë 50 persona shumë të kërkuar. Syri.net ka mundur të sigurojë fotot e 5 prej tyre.

Ja njoftimi:

50 personat më të kërkuar në Shqipëri, objekt i punës së Njësisë së Kërkimit.

Në kuadër të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nisur nga rrezikshmëria e theksuar e secilit prej personave, bazuar në veprën penale që ka kryer dhe në masën e dënimit të marrë nga gjykatat, duke filluar nga masa më e rëndë, burgim i përjetshëm dhe deri në 25 vjet burgim, është përcaktuar lista me 50 personat më të kërkuar, që do jenë objekt i punës së forcës së posaçme.

Njësia e Kërkimit do të marrë gjithë masat e duhura për realizimin e kërkimit të këtyre personave dhe kapjen e tyre, duke bashkëpunuar me strukturat përkatëse në Drejtoritë Vendore të Policisë, si dhe me strukturat homologe të vendeve evropiane që bëjnë pjesë në rrjetin ENFAST.

Policia e Shtetit është e vendosur për të kapur dhe çuar para drejtësisë të gjithë personat e kërkuar dhe në këtë kuadër kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve që pas çdo publikimi të  fotove të personave në kërkim, në rast se disponojnë informacion mbi vendndodhjen e tyre, të njoftojnë në “Komisariatin Dixhital” apo numrin falas 112, duke u siguruar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.

#112PoliciaeShtetit

ImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi30/01/2020 01:28

Harruat Edi Ramën është njeriu më i ndyrë në botë dhe akuzohet për vjedhje miliarda Euro ne kurriz të shqiptarëve dhe akuzohet për tradhëti kombëtare, i dënuar nga Kombi shqiptarë me dënim 350 vjet pa të drejtë apelimi.

Shto koment

Denonco