Vdekja e foshnjeve në Berat, AKU: Po analizojmë qumështin pluhur dhe ujin

Vdekja e foshnjeve në Berat, AKU: Po analizojmë qumështin pluhur dhe ujin

11:05, 29/01/2020
A+ Aa A-

AKU njoftoi sot se bashkëpunim me organet e drejtësisë dhe shëndetësisë ka marrë masa të menjëhershme për të verifikuar dyshimet për helmimin e dy foshnjave në Beratit, binjakë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit tha se ka marrë masa të menjëhershme në bashkëpunim me organet e drejtësisë dhe institucionet e shëndetësisë megjithëse nuk ka dalë ende ekspertiza mjeko- ligjore. Janë marrë mostra për analizim të qumështit pluhur për bebe me të cilin u ushqyen fëmijët si dhe të ujit që u përdor për tretjen.

AKU garantoi se produktet e kësaj kategorie në treg kontrollohen dhe janë produkte që vijnë të çertifikuara nga vendet e BE-së si dhe që ndiqen nga operatorët e biznesit ushqimor nën përgjegjësinë kryesore të tyre edhe nën monitorimin e rreptë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

AKU shtoi se referuar sistemit RASFF (Sistemi i Informimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) i krijuar nga BE, pas verifikimeve rezultoi se nuk ka pasur asnjë njoftim të kategorisë “Alert” për këto lloj produktesh.

AKU nënvizoi se ka marrë të gjitha masat e nevojshme për verifikim dhe gjurmim.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco