Paralëkundja: Fjala që trembi më shumë shqiptarët

Paralëkundja: Fjala që trembi më shumë shqiptarët

10:21, 29/01/2020
A+ Aa A-

Shumë shqiptarë kaluan një tjetër natë të trazuar mbrëmë pas tërmetit me fuqi 4.9.

Shqetësimi më i madh i shfaqur në rrjetet sociale ishte se mos ky tërmet ishte një paralëkundje e një goditje më të madhe.

Tërmeti i 28 janarit vinte thuajse dy muaj pas tërmetit të rëndë të 26 nëntorit. Ky i fundit, vinte thuajse dy muaj pas tërmetit të shtatorit, që u tha se ishte paralëkundje e asaj që erdhi më 26 nëntor.

Pikërisht kjo fjalë i terrorizonte mbrëmë shqiptarët.

Ekspertja më e njohur në botë e paralëkundjeve, profesoresha amerikane Lucy Jones, thotë se nuk ka asnjë mënyrë për të parashikuar se kush bëhet paralëkundje. “Kam shpenzuar shumë vite duke kërkuar për paralëkundjet, për të zbuluar se çfarë i bën të ndryshme, por nuk kam gjetur asgjë,” thotë.

“Ne e dimë vetëm kur ndodh një tërmet më i madh, që ajo ishte një paralëkundje”, shton ajo. Kjo ndodh në 5 përqind të rasteve.

Pas panikut të parë në Shqipëri, reagoi IGJEUM që tha se tërmeti ishte paslëkundje e tërmetit të 26 nëntorit. Kjo i qetësoi disi qytetarët, edhe pse ata e dinë se ajo që ndodh nëntokë, vështirë të parashikohet me saktësi.

Fakt është se tërmete të mëdha si ai i nëntorit, mund të sjellin paslëkundje edhe për muaj e ndoshta vite të tëra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco