Vrasja makabre e Prengës/ Shkon në 5 numri i të arrestuarve. Emri

Vrasja makabre e Prengës/ Shkon në 5 numri i të arrestuarve. Emri

09:39, 29/01/2020
A+ Aa A-

Arrestohet një tjetër person për pengmarrjen e 49-vjeçarit Jan Prenga në Kamëz. Gjatë ditës së sotme është njoftuar se është arrestuar personi i pestë në lidhje me këtë ngjarje horror. I arrestuari është Festim Bezhdili, por policia nuk ka dhënë shumë detaje mbi këtë rast. 

49-vjeçari Prenga u mor peng, u dhunua dhe u rrëmbye më 17 janar, në Kamëz, por vetëm një ditë më parë, policia konfirmoi vdekjen e tij nga humbja e gjakut, pas dhunës e torturave, ndërsa u arrestuan katër persona, Bajram Hajri, djali i tij, Leonard Hajri, Olsi Turja dhe Elton Hajri. Në aksionin, që vijon nga forcat RENEA dhe policitë e disa qyteteve, është kapur në Kavajë anëtari i pestë i grupit, që vranë në mënyrë makabre 49-vjeçarin. Nga raportimet e ditës së djeshme, u mësua se ngjarja horror lidhet me të shkuarën kriminale të vëllait të viktimës në Britani, ku bëhet fjalë për një sasi prej 300 kg kokainë, që ai nuk e ka dorëzuar te grupi i trafikantëve.

Ja njoftimi i plotë i policisë:  

Sektori për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të veprimeve të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes mbi rrëmbimin e shtetasit J. P., të ndodhur në rrugën “London”, Kamzë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, ka bërë ndalimin  e shtetasit F. B., 30 vjeç, banues në Kavajë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se  ky shtetas, në bashkëpunim me 4 shtetasit e ndaluar më parë dhe me shtetas të tjerë, e kanë rrëmbyer për ta mbajtur peng, shtetasin J. P., më datë 17.01.2020, në Kamzë. Në cilësinë e provës materiale shtetasit F. B. i janë sekuestruar dy telefona dhe një sasi prej 850 eurosh. Për shkak të rëndësisë së hetimit, nuk bëhen të ditura detaje të tjera.

Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe gjetjen e trupit të shtetasit J. P. Materialet do i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco