‘Do të vras’, gruaja njofton policinë, arrestohet bashkshorti, i gjendet edhe …

‘Do të vras’, gruaja njofton policinë, arrestohet bashkshorti, i gjendet edhe …

09:26, 29/01/2020
A+ Aa A-

Sipas policisë së Lezhës është parandaluar një ngjarje e rëndë kriminale në familje. Eshte ndërhyrë dhe është vënë në pranga një person që ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe e kërcënonte se do ta vriste. 

Sekuestrohet një armë zjarri dhe municion luftarak

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin B. L.,54 vjeç, banues në Dragushë, Lezhë

Ky shtetas në banesë, në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij duke e kërcënuar se do ta vriste me armë zjarri, e cila mbrëmjen e djeshme ka njoftuar Policinë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në banesën e shtetasit B.L., ku gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip “Pushkë” dhe 19 copë fishekë

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ku me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, mbajtja e armëve në automjete,në banesë apo në mjedise publike, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim deri në 7 vjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco