Maskat ‘pushtojnë’ Belshin, vjedhin banesa e biznese, policia në drejtim të paditur

Maskat ‘pushtojnë’ Belshin, vjedhin banesa e biznese, policia në drejtim të paditur

08:34, 29/01/2020
A+ Aa A-

Tre hajdutë kanë bërë 'kërdinë' duke vjedhur disa banesa dhe biznese ne Belsh. Hajdutët të maskuar, jane futur  në një banesë dhe e kanë grabitur duke marrë lekët dhe sendet me vlerë që ndodheshin brenda.

Autorët ende nuk janë arrestuar, por janë kapur nga kamerat e sigurisë. Hajdutët kanë hyrë në banesat e personave me inicialet G.H. duke i vjedhur një shumë të konsiderueshme parash ditën e dielë, ndërsa pre e këtij fenomeni më pas ka rënë edhe banesa e G.Gj. ku po ashtu kanë marrë një shumë parash dhe janë larguar në errësirë me shpejtësi sapo është zgjuar e zonja e shtëpisë, e cila i ka ndjerë lëvizjet.

Po ashtu pak kohë më parë personave me inicialet B.Z. C.H. dhe B.A u janë vjedhur makinat.

Pas këtyre ngjarjeve banorët e prekur kanë denoncuar rastet dhe policia ka nisur hetimet, por deri tani nuk është arrestuar asnjë nga autorët e dyshuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco