IGJEUM: Dy goditje të reja sot në mëngjes, pas disa tërmeteve gjatë natës

IGJEUM: Dy goditje të reja sot në mëngjes, pas disa tërmeteve gjatë natës

07:53, 29/01/2020
A+ Aa A-

Dy tërmete të tjerë janë regjistruar mëngjesin e sotëm në vendin tonë. I pari, 1.5 ballë ra në Derven të Fushë Krujës në orën 2:13 minuta dhe i dyti më pas,  2 ballë, në Bubq të Fushë të Krujës në orën 4:20.

Tërmeti i një natë më parë që goditi vendin në orën 20:15 minuta ishte 4.9 ballë sipas IGJEUM dhe shkaktoi panik në disa qytete të vendit, përfshirë Tiranën. Epiqendra e tij ishte në Bubq.

Ai u pasua dy minuta më vonë në orën 20:17 minuta nga goditje tjetër prej 4.1 ballës që e kishte epiqendrën n3 km në Fushë Krujë.   

Nuk vonoi dhe një tërmet i tretë i fortë, 3.1 ballë i ndoqi ata në orën 20:31 minuta me epiqendër në Thumanë.

Gjatë natës, tërmetet kanë vazhduar me intensitet më të ulët deri edhe mëngjesin e sotëm.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco