VIDEO/ Ra nga pallati në panik prej tërmetit, momenti kur ambulanca merr viktimën

VIDEO/ Ra nga pallati në panik prej tërmetit, momenti kur ambulanca merr viktimën

07:05, 29/01/2020
A+ Aa A-

Një burrë 62 vjeçar ka qënë viktima e vetme e tërmetit që goditin vendin mbrëmjen e së martës.

62-vjeçari me iniciale Th. R. ishte roja e një pallati në ndërtim e sipër në Durrës, në zonën e Currilave.

Në kushtet e panikut, vetmisë dhe errësirës, duket se ai ka rënë aksidentalisht nga godina, nga një lartësi e madhe e për pasojë, ka humbur jetën.

Në pamjet e sjella nga Syri.TV, duket ambulanca dhe ekipi i mjekëve që kanë shkuar të marrin trupin e burrit pranë godinës prej nga ai u rrëzua.

Informacioni paraprak nga Policia e Durrësit: 

Më datë 28.01.2020, rreth orës 23:30, në një ndërtesë është rrëzuar aksidentalisht, shtetasi Th.R., 62 vjeç, banues në Durrës, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco