Washington Post: Tërmeti trondit Shqipërinë, njerëzit dalin në rrugë

Washington Post: Tërmeti trondit Shqipërinë, njerëzit dalin në rrugë

23:26, 28/01/2020
A+ Aa A-

Mediat e huaja kanë nisur të raportojnë për tërmetin e sotëm në Shqipëri.

Ja çfarë shkruan gazeta e madhe amerikane, Washington Post

Një tërmet me magnitudë 4.9 tronditi Shqipërinë të martën, duke bërë që njerëzit në kryeqytetin Tiranë të vërshojnë jashtë apartamenteve. Raportet paraprake thonë se nuk ka pasur dëme apo të plagosur. Ministria e Mbrojtjes tha se tërmeti i orës 9.15 e kishte epiqendrën 34 kilometra në veriperëndim të Tiranës me një thellësi 7 kilometra.

Qendra Sizmiologjike Europiano-Mesdhetare tha se tërmeti kishte fuqi 5.0 Lëkundja u pasua me të tjera më të lehta, që janë pjesë e aktivitetit sizmik që prej tërmetit prej 6.4 ballë që goditi këtë zonë më 26 nëntor të vitit të shkuar, duke vrarë 51 persona dhe lënë 15 mijë të pastrehë.

Bashkimi Europian ka planifikuar një konferencë donatorësh më 17 shkurt, duke kërkuar fonde për përpjekjet e Shqipërisë për rindërtim.

https://www.washingtonpost.com/world/europe/49-magnitude-quake-shakes-albania-people-in-the-streets/2020/01/28/3629c00e-4217-11ea-99c7-1dfd4241a2fe_story.html

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku28/01/2020 23:37

Donatorë flm, por me kusht largimin e bandës kriminale të rilindjes komuniste me Edvin Dramën në krye. Përndryshe asnjë lek se Edvini i vjedh të gjitha.

Shto koment

Denonco