Alarmi për tërmet 7.5 ballë në Turqi, eksperti: Jemi 2500 km larg, ja sa do të jetë forca në Shqipëri

Alarmi për tërmet 7.5 ballë në Turqi, eksperti: Jemi 2500 km larg, ja sa do të jetë forca në Shqipëri

22:56, 27/01/2020
A+ Aa A-

Paralajmërimi i ardhur nga Turqia për një tërmet të mundshëm që mund të prekë këtë vend pas atij të pak ditëve më parë, sipas sizmologëve shqiptarë duhet parë më vëmendje.

Sizmologu Rrapo Ormeni ka theksuar se institucionet shqiptare duhet ta ‘mbajnë një sy hapur’, pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri, ku humbën jetën 51 persona dhe qindra të tjerë u plagosën, dhe pas tërmetit shkatërrimtar të pak ditëve më parë në Turqi.

I ftuar në "360 gradë", në Ora News, sizmilogu Rrapo Ormeni u shpreh ndër të tjera se, vendi ynë ka hyrë tashmë në një periudhë me aktivitet të lartë sizmik.

"Është një tërmet me magnitudë 7.5 rihter, që i thonë mbi 10 ballë. Kjo do të thotë që shkakton dëmtime të mëdha. Vetëm godinat e dëmtuara fort nuk i rezistojnë. Por Shqipëria është rreth 2500 km larg, ai këtu do të vijë 5-6 ballë. Nuk shkakton asgjë tek ne. Pragu kur fillojnë dëmtimet është 7 ballë. 6 ballë nuk ka efekt dëmtues, 5 ballë është vetëm i frikshëm që ndihet nga njerëzit. Që nga epiqendra që është në Turqi këtu vjen i ulët. Ai do të ketë efektin e ndjeshmërisë, por jo efekt dëmtues. Energjia do shuhet", u shpreh eksperti.

Ditën e djeshme, ministri i brendshëm turk Suleyman Soylu paralajmëroi se, vendi duhet të bëhet gati për një tërmet 7,5 ballë që pritet të godasë Stambollin.

Ndërsa Engin Er, president i Dhomës së Inxhinierëve Gjeologë, u shpreh se një tërmet me fuqi 7.6 ballë pritet të godasë në Silivri, pranë detit Marmara.

Sipas tij, lëkundja do jetë kaq e fortë, sa do ndjehet deri në Itali dhe Austri. /Syri.net

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gent28/01/2020 14:36

O Rrapo djali, 1,000 km eshte me makine Stambolli, ne vije te drejte eshte 765 km. Si i ke beni llogarite mer vlla, tani kuptohet qe doni te ulni dozen e panikut. Po jo me budallalliqe.

Shto koment

Denonco