Nusja u helmua në shtrat nga mangalli me prush/ Kërcënuan dhëndrin, ja çfarë sot tha vëllai i viktimës pas autopsisë

Nusja u helmua në shtrat nga mangalli me prush/ Kërcënuan dhëndrin, ja çfarë sot tha vëllai i viktimës pas autopsisë

20:57, 27/01/2020
A+ Aa A-

Pas një peripecie jo të pakët, Mjekësia Ligjore ka bërë publike autopsinë për vdekjen e 19 vjeçares, Rezarta Hajdari, e cila humbi jetën në muajin dhjetor në fshatin Xhyrë, në shtratin martesor vetëm 5 ditë pasi ishte martuar me Olsi Hajdarin.

Autopsia, e cila i është dërguar edhe Prokurorisë Elbasan, ka konstatuar ashtu sikundër dyshohej helmimin nga monoksidi i karbonit i lëshuar nga mangalli me prush që çifti i bashkëshortëve kishin vendosur në dhomën e gjumit për tu ngrohur.

Në fillim ky version nuk u besua nga familjarët, të cilët akuzuan Olsi Hajdarin se kishte helmuar të afërmen e tyre.

Madje familja e Olsit Hajdarit nuk u pranua as në ceremoninë e lamtumirës së Rezarta Hajdarit, ndërkohë që vetë bashkëshorti po luftonte me vdekjen.

Por pas daljes së autopsisë familjarët e Rezarta Hajdarit duket se i kanë ulur gjakrat. Ata kanë pranuar rezultatet e autopsisë duke lënë të kuptohet që nuk do të ketë hakmarrje.

Në një lidhje telefonike për Report Tv, vëllai i 19-vjeçares, Reshit Xibraku është shprehur se është dakord me ekspertizën e bërë nga mjekët dhe se nuk ka më dyshime për vdekjen e motrës së tij.

"Analizat i mora. Jo nuk kam asgjë për të thënë. E pranoj se është helmuar nga mangalli." është shprehur ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco