Autor i një arratisje si në filma, shqiptari arrestohet në ditëlindjen e të dashurës

Autor i një arratisje si në filma, shqiptari arrestohet në ditëlindjen e të dashurës

16:16, 27/01/2020
A+ Aa A-

Ditën e djeshme, policia italiane ka vënë në prangsa një shtetas shqiptari, I cili më 26 maj 2019 kishte mundur të arratisje nga burgu në Carinola.

I arrestuari është Ervis Markja 27 vjeç, i cili ishte prangosur nëpn akuat e vjedhjes së apartamenteve dhe kundërshtimit me force ndaj zyrtarëve publikë.

Markja arriti të arratiset nga burgu së bashku me mikun e tij Adriatik Gega (ky i fundit ende në arrati), duke prerë hekurat e qelisë dhe duke zbritur me çarçafë.

I arratisuri nga ishte nën survejim dhe në momentin e ndalimit ndodhej në një zonë pranë Napolit, në një vend ku ish e dashura e tij festonte ditëlindjen.

Agjentë të policisë ishin kamufluar si të ftuar, duke bërë edhe arrestimin e tij.

Policia kishte studiuar me kujdes lidhjet që Markja kishte me botën e jashtme.

Pas arrestimit, ai u dërgua në burgun e Napolit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco