Shpërthimi tronditi Durrësin, kush është policja që i hodhën tritol

Shpërthimi tronditi Durrësin, kush është policja që i hodhën tritol

08:54, 26/01/2020
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të reja në lidhje me rastin e mbrëmshëm, kur një punonjëseje policie në qytetin e Durrësit, i hodhën tritol në makinën e parkuar në oborr, një 'Audi'.  "DurrësLajm" mëson se efektivja e policisë është Ornela Buraku. Ajo ka deklaruar pas ngjarjes përpara oficerëve, se nuk ka konflikte familjare apo me ndonjë person tjetër. Pista e parë ku po heton policia është ajo për shkak të detyrës. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe nuk është dëgjuar vetëm në zonën e ish-Kënetës ku ndodhet banesa, por edhe në lagje të tjera duke alarmuar banorët.

    Durrës/Informacioni paraprak

    Më datë 25.01.2020, rreth orës 22:35, në lagjen nr 17/1, Durrës,  nga muri i jashtëm rrethues i oborrit dyshohet se është hedhur nje sasi e dyshuar lënde plasese ne  afërsi të makinës tip "Audi", e parkuar në oborr dhe në pronësi të shtetases O.B., punonjëse policie.

    Si pasojë  ka vetëm dëme të vogla materiale.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,  identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Altin26/01/2020 11:46

    Azil ,azil ,baby,se nuk i vendos njeri kesaj tritol,se nuk ka bere ndonje pune per te futur njerzit ne burg.

    Shto koment

    Denonco