Policia po i vëzhgonte prej kohësh/ Tentuan të vidhnin shqiptaren në dyqan, si e ndoqën dhe e sulmuan hap pas hapi

Policia po i vëzhgonte prej kohësh/ Tentuan të vidhnin shqiptaren në dyqan, si e ndoqën dhe e sulmuan hap pas hapi

17:40, 25/01/2020
A+ Aa A-

Dy gra bullgare janë arrestuar nga policia italiane, pasi tentuan ti vidhnin çcantën një gruaje shqiptare.

Gratë e kishin kthyer në një model pune, grabitjen, pasi fillimisht piketonin prenë e tyrë.

Kështu mesa duket kanë vepruar edhe këtë herë.

Gratë kanë ndaluar përballë vitrinave të dyqaneve në Torino, por jo për të parë mallin që ishte Brenda, por për të pikasur prenë e radhës, me qëllim për ta grabitur.  

Por plani i dy grave për të grabitur prenë e tyre shqiptare ka dështuar, pasi janë arrestuar në flagrancë nga policia.

Një nga gratë e ka mbuluar çantën e viktimës me një shall, ndërsa tjetra ka futur dorën në çantë për të rrëmbyer nga aty portofolin.

Të dyja gratë u përpoqën ta hidhni portofolin bashkë me një Iphone, por u ndaluan në kohë nga policia që i ndiqte prej kohësh.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco