Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

U hoqi telefonat, shefat e policisë-Ardi Veliut: Radiot nuk kanë valë

U hoqi telefonat, shefat e policisë-Ardi Veliut: Radiot nuk kanë valë

14:35, 25/01/2020
A+ Aa A-

Urdhri i drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu për të hequr telefonat gjatë shërbimit për të shmangur dekonspirimin e operacionit është debatuar dje në mbledhjen me dyer të mbyllura në qytetin e Shkodrës.

Policia vendore e Shkodrës zhvilloi analizën një vjeçare të vitit 2019. Në këtë mbledhje mori pjesë edhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu dhe zëvendës drejtori Gjovalin Loka.

Drejtori Veliu ka kërkuar që lufta të jetë edhe më e fortë për të zeruar kultivimin e kanabisit kryesisht në zonat malore.

Kreu i policisë ka kërkuar eliminimin total të fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike, pasi edhe pse ka një rënie, Shkodra vazhdon që të jetë një pikë e kuqe në hartën e rajoneve problematike sa i përket kultivimit të drogës.

Por disa shefa policie i kanë shprehur shqetësimin për ndalimin e përdorimit të telefonave duke thënë se në disa zona të largëta si Vau Dejësi por edhe të tjera radiot nuk kanë valë.

Drejtori Veliu ishte i prerë në këtë diskutim duke thënë që në mënyrë absolute askush nuk duhet që ta përdor telefonin por vetëm radion e policisë për çështje pune dhe raportime të ndryshme policore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ardi25/01/2020 15:57

Z. Veliu ka frike se mos pergjohet policia e koruptuar e tij dhe i dalin lakrat ne urdherat e paligjshme. Budalla drejtor ose drejtor i emruar nga vellai i Xhafes

Shto koment

Denonco