Vrasja e Vilson Tafçiut, lihet në burg Noel Dishi

Vrasja e Vilson Tafçiut, lihet në burg Noel Dishi

11:36, 25/01/2020
A+ Aa A-

Lihet në burg Noel Dishi, i cili qëlloi me armë zjarri për vdekje shokun e tij të ngushtë, Vilson Tafçiun në zonën e ‘Astirit’ në kryeqytet pak ditë më parë.

Prokuroria kërkoi masën e sigurisë ‘Arrest me burg’, ndërsa i riu tre ditë pas ngjarjes u vetëdorëzua në policinë e Tiranës, por deri tani nuk është gjetur arma e krimit apo telefoni i tij.

Megjithatë, gjyqtari i çështjes, Altin Abdiu vendosi që ta lërë në burg të riun, i cili përpara togave të zeza, deklaroi, se përpara dy vitesh ishte marrë peng në Durrës, për të kërcënuar shokun e tij të ngushtë, por se ishte liruar disa ditë më vonë në zonën e Vorës.

Vilson Tafçiu u ekzekutua me armë zjarri në zonën e ‘Astirit’ më 20 janar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco