Noel Dishi në gjykatë: Para 2 vitesh më morën peng, Vilsoni më tha se ...

Noel Dishi në gjykatë: Para 2 vitesh më morën peng, Vilsoni më tha se ...

10:54, 25/01/2020
A+ Aa A-

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me Noel Dishin, vrasësin e Vilson Tafçiut.

Ky i fundit u vra në Astir më 20 janar. Dishi sot ka dalë para gjykatës dhe ka treguar se ai ishte marrë peng 2 vite e gjysmë më parë, në Durrës.

Dishi ishte mbajtur në një bagazh makine nga tre persona dhe pas disa orësh u la i lirë në Vorë.

Rrëmbimi u hetua nga Krimet e Rënda, por me shkrirjen e tyre dosja i kalua në prokurorinë e Durrësit.

Ditën e ngjarjes Dishi ishte në prokurorinë e Durrësit ku dha deklarime për rrëmbimin.

Nga salla e gjyqit ai deklaroi se u telefonua nga Vilson Noka Tafçiu dhe e lanë të takoheshin te Artisti.

‘Debatuam dhe Vilsoni më tha se ‘do ta bëj me keq se sa ta kanë bërë. Do të mbaj në bagazh të makinës dhe do ta thyej kokën’. Më pas edhe me shau.

Tentova të largohesha, por ai vijonte me të njëjtën mënyrë. Atëherë e kam qëlluar. U trondita kur kuptova se çfarë bëra’, tha Dishi.

Arma e krimit dhe celulari i Dishit nuk janë gjetur nga policia. /BW

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco