Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kapen hajdutët që vidhnin banesat dëmtuara nga tërmeti në Durrës

Kapen hajdutët që vidhnin banesat dëmtuara nga tërmeti në Durrës

10:43, 25/01/2020
A+ Aa A-

Dy persona që vidhin banesat e dëmtuara nga tërmeti janë vënë në pranga nga Policia e Durrëësit.

Në një njoftim për mediat nga uniformat e qytetit bregdetar, bëhet e ditur se dy të arrestuarit kanë bërë disa vjedhje në lagjet 13 dhe 17 në Durrës.

Arrestimet janë bërë gjatë operacionit të koduar ‘Ndjekja’.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Masa shtesë për të parandaluar dhe goditur vjedhjet e banesave të dëmtuara nga tërmeti

Finalizohet operacioni policor ‘Ndjekja’

Vidhnin në banesat e dëmtuara nga tërmeti, por kapen dhe vihen në praga dy shtetas si autorë të dyshuar të disa vjedhjeve.

Në kuadër të masave për parandalimin e vjedhjeve të banesave të dëmtuara nga tërmeti, zbardhjen dhe kapjen e autorëve të atyre vjedhjeve të ndodhura më parë, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, pas një pune hetimore disa ditore, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ‘Ndjekja’, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

E. Ll., 30 vjeç, banues në Durrës dhe A. K., 47 vjeç, banues në lagjen nr 13 Durres, i dënuar me parë për vjedhje.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë në kuadër të operacionit pasi nga veprimet e kryera rezultoi se këta shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin, kanë kryer vjedhje në disa banesa në lagjen nr 13 dhe në lagjen nr 17 në një kompleks banesash, banesa të pa banuara pasi janë dëmtuar nga tërmeti, ku kanë marrë orendi shtëpiake, dyer e dritare dhe sende të tjera me vlerë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin edhe të rasteve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta persona .

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale të vjedhjes së kryer në bashkëpunim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco