Veliu në Shkodër/ Kritika drejtuesve të policisë: Qyteti njollë e zezë…

Veliu në Shkodër/ Kritika drejtuesve të policisë: Qyteti njollë e zezë…

10:15, 25/01/2020
A+ Aa A-

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i shoqëruar nga Drejtori per Krimin e Organizuar Tonin Vocaj dhe Drejtori i Rendit Gjovalin Loka kanë zbarkuar në Shkoder në analizën e Policisë së Shkodrës për 2019.

Edhe pse në shifra, ngjarjet kriminale kanë qenë më të ulëta se në vitin 2018, serish drejtuesit e Policise së Shkodrës nuk i kanë shpëtuar kritikave.

“Shkodra është një njollë e zezë sa i takon kontrabandës” – Kjo ka qenë deklarata e bërë në sy të të gjithë drejtuesve të policisë së Shkodrës nga numri 1 i Policise së Shtetit Ardi Veliu. Gjaë vitit 2018 kemi pasur 26 vepra penale sa  i përket kontrabandës.

“Kemi pasur ulje të fenomenit në 2019-ën. Nuk e dimë nëse ka rënë kontrabanda apo është paaftesi e juaja. Shkodra është një njollë e zezë ne vend sa i takon kontrabanës”- është shprehur Veliu.

Gjate fjalës së tij me drejtuesit e Shkodres, numri 1 i Policisë së Shtetit i është rikthyer fenomenit të Fajdeve në Shkodër, ku përmendi edhe njëherë këtë fenomen që duket se në Shkoder i ka rrënjet e thella ndërkohe që deklaroi se ky fenomen vazhdon ndërkohe që lufta e policisë është zbehur ndaj kësaj pjese.

Stina e protestave dhe menaxhimi i zgjedhjeve vendore të 2019-es nuk kanë kaluar pa u prekur nga Drejtori i Policise së Shtetit Ardi Veliu: “Pervec Tiranës edhe në Qarqe ka pasur protesta, me pas edhe menaxhimin e fushatës ku qe një fushatë e vështire për përballimin nga policia së bashku me sezonin turistik ku ju falenderoj për punën e bërë.”

“Në kompleks në gjithë situatën ka shumë problematika. Kërkohet angazhim nga te gjitha strukturat. Dua ta ndaj në dy pjese, angazhim total për ngjarjet e renda, por një neglizhence për krimet kundër pronës. Detyra jone është ta zbardhim çdo ngjarje, duhet vleresim maksimal për veprat penale kundër pronës duke iu referuar rasteve të vjedhjeve dhe grabitjeve të cilat në të shumtën e rasteve janë neglizhuar. “- është shprehur Veliu, shkruan faxweb.

Parandalimi në kontrollin e territorit.

Drejtori Veliu por edhe Drejtori i Rendit në Policisnë e Shtetit Gjovalin Loka ka kritikuar efektivet e Shkodrës ku ka kërkuar angazhim më te madh sa i takon parandalimit pasi sipas tyre kjo pjesë është në nivele tepër të ulëta.

Prioritetet

“Lufta kunder krimit të organizuar, kjo është sfida jonë për vitin 2020. Të dokumentojme gjithcka sa i takon krimit të organizuar. Duhet synuar cilësia e hetimit dhe angazhimi total i të gjithë strukturave të policise për luftuar krimin e organizuar.- është shprehur Veliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco