SKANDALI/ 'Kokaina nuk u konsumua në Bulqizë', ja dyshimet e SPAK

SKANDALI/ 'Kokaina nuk u konsumua në Bulqizë', ja dyshimet e SPAK

18:23, 24/01/2020
A+ Aa A-

Kryebashkiaku socialist i Bulqizës Lefter Alla u paraqit paraditen e sotme sërish në Prokurorin e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ku ka dhënë sqarime më të detajuara në lidhje me videon e publikuar ne ABC News, ku shihet duke konsumuar kokaine në një lokal.

Alla ka sqaruar përpara prokurorit Eneid Nakuçi, se nuk e kujton se ku ka qenë në periudhën në të cilën është regjistruar videoja, dhe se kur ka qenë në atë lokal.

Po ashtu, kryebashkiaku i Bulqizës mësohet të jetë shprehur se videoja e publikuar i përket kohës para se ai të merrte mandatin e qytetarit të parë të Bulqizës.

Alla është shprehur se nuk është përdorues i lëndëve narkotike, dhe se nuk ka arsye që ti nënshtrohet testit të drogës. Sipas ligjeve në fuqi duke qenë se Alla nuk është kapur në kushtet e flagrancës është e drejta e tij të vendosë nëse do ti nënshtrohet ose jo testit të drogës.

Po i njëjti burim ka saktësuar se Alla ka mohuar që në videon e publikuar të jetë ai. Ndërsa avokati i tij është shprehur se video është e paqartë dhe nuk kuptohet se kush është personi në videon e publikuar nga “ABC News”.

Burime pranë grupit hetimor kanë bërë me dije se kanë nisur hetimet për të bërë të mundur identifikimin e personave të pranishëm në video, dhe lokalin ku pretendohet që ka ndodhur ngjarja.

Ndërsa prokuroria ka dyshime se bëhet fjalë për një lokal në kryeqytet ku Alla ka qenë në shoqërinë e disa personave të tjerë.

Prokuroria e posaçme ka marrë gjithashtu edhe dëshminë e gazetarit Artan Hoxha, i cili publikoi videon në ABC News.

Hoxha u shpreh se do të bashkëpunonte me prokurorinë për çdo rast,  nëse prokurorëve do u duhej ndihma e tij. SPAK e ka nisur hetimin kryesisht për nenin 283/b, por që do të jetë një rrugë e vështirë për të provuar juridikisht të vërtetën.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco