SPAK i kërkoi Lefter Allës testin e drogës, ja çfarë thotë toksikologu për analizat

SPAK i kërkoi Lefter Allës testin e drogës, ja çfarë thotë toksikologu për analizat

18:05, 24/01/2020
A+ Aa A-

Testet që provojnë nëse një individ është ose jo përdorues i lëndëve narkotike, janë bërë temë e ditës që prej momentit që u publikua videoja e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla duke marrë drogë në një ambjent publik, ndërsa janë hapur debatet nëse duhet bërë në rangun e zyrtarëve të lartë apo jo.

Ndërkohë ka pasur diskutime edhe se si, kur dhe cilat janë rrugët që duhen ndjekur për të bërë testin e drogës, çfarë provon ai si dhe afatet kohore që kanë të bëjnë me ruajtjen e substancës në organizmin e përdoruesve.

Për këtë çshtje ka folur për Fax News me gazetaren Ema Shazivari, mjeku toksikolog Alert Drishti i cili shprehet se janë dy rrugë që zhvillohet ky proces, ajo cilësore dhe sasiore, ndërsa ka sqaruar me detaje secilën prej tyre.

“Ka dy lloj analizash, njëra quhet cilësore dhe tjetra sasiore. Në klinikën tonë përdoren  ato cilësore, nëse je apo jo përdorues pa përcaktuar përqëndrimin e substancës në trup. Këto bëhen përgjithësisht me anë të urinës ku konfirmohet ke ose jo përmbajtje të substancës. Përqëndrimi i tyre në gjak, që bëhet nga Instituti i Mjekësisë Ligjore merret në gjak kryesisht për anën ligjore. Këtu shumë rallë përdorim testin e gjakut, përgjithësisht bëhet testi i shpejtë. Substanca më e vështirë për t’u larguar nga gjaku varet shumë nga dieta që përdor pacienti, sa më e lëngshme dhe e ujshme të jetë, rritet jashtëqitja e urinës dhe koha shkurtohet. Mund të jetë e vlefshme për një javë pas përdorimit. Kokaina mund të largohet më shpejt, ndërsa heroina më vonë. Por ka rëndësi edhe rruga e marrjes. Marrjet në rrugë që vonojnë përthithjen zgjasin edhe kohën e qëndrimit në trup.

Ata që nuk janë përdorues të rregullt, largimi i substancës shkon maksimumi një javë. Përdoruesi i rregullt mesatarisht supozojmë njëherë në ditë, nëse bën testin e shpejtë del rezultati më shpejt. Testi nuk tregon nëse je i rregullt apo jo por nëse ke apo jo substance narkotikësh në organizëm. Nëse testi bëhet atë ditë apo dy-tre ditë më vonë del si përdorues, por nuk mund të dalë pas një muaji fjala bie. Një ndër ato që qëndron më gjatë në organizëm është një lloj morfine. Nëse do flasim për drogërat e shpeshta që përdoren më e shpejta është kokaina dhe më e ngadalta është heroina, por gjithmonë varet nga rruga e marries dhe dieta e pacientit”, tha Drishti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco