Vrasja në Astir/ Zbulohen 3 emrat që përdorte autori

Vrasja në Astir/ Zbulohen 3 emrat që përdorte autori

13:55, 24/01/2020
A+ Aa A-

Një ditë më parë është vetëdorëzuar në polici, autori i dyshuar i vrasjes së Vilson Tafcciut.

Burime nga grupi hetimor thanë se autori i dyshuar është shtetasi Miklovan Prifti nga Dibra dhe banues në Durrës, i cili njihet edhe me 2 emra të tjerë, si Noel Dishi dhe Noel Kolaveri.

Ky i fundit është bindur që të dorëzohet në Polici, pas trysnisë së vazhdueshme të ushtruar nga ana e forcave policore, që kanë kryer kontrolle të shtuara dhe të pandërprera në dhjetëra objekte, banesa, hotele e godina të braktisura, në bazë të informacioneve që kishin grumbulluar.

Nga ana tjetër, ka qenë edhe një bashkëpunim i Policisë me familjarët e 28-vjeçarit me 3 emra, që e detyroi atë të paraqitej në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

‘Ky shtetas dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit ka vrarë shtetasin V. T. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje’, tha dje zyrtarisht Policia e Tiranës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco