VIDEO/ ‘Për pak më vranë’, kush është vlonjati që i bënë atentat te Uji i Ftohtë

VIDEO/ ‘Për pak më vranë’, kush është vlonjati që i bënë atentat te Uji i Ftohtë

12:30, 24/01/2020
A+ Aa A-

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mesditën e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës.

Policia nxitoi të jepte një njoftim se autori kishte qëlluar me armë dhe më pas ishte larguar.

Burime nga Vlora kanë bërë me dije, se ngjarja nuk ka qenë dhe aq banale siç pretendon policia.

Një person rezulton të ketë humbur kontaktet me familjarët pas të shtënave.

Pronari i një makine Porche, që gjendet në vendngjarje me dyer të hapura, dhe që dyshohet se ka inicialet E. V., ka telefonuar bashkëshorten dhe i ka thënë ‘për pak më vranë’, por që pas kësaj telefonate ka humbur të gjitha kontaktet.

Pra nuk dihet ende nëse është lënduar apo jo, por dihet që nuk është në vendngjarje dhe nuk ka më kontakt me familjarët e tij.

Nuk përjashtohet mundësia që të kemi të bëjmë me një rast pengmarrje, pasi dhe më herët Vlora është tronditur nga ngjarje të tilla kriminale. /Faxweb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco