Pendohet vrasësi i shokut te Astiri: Më shau nga nëna, nuk doja

Pendohet vrasësi i shokut te Astiri: Më shau nga nëna, nuk doja

09:51, 24/01/2020
A+ Aa A-

Është zbardhur dëshminë e 29-vjeçarit Noel Dishi, autorit të vrasjes pak ditë më parë të 27-vjeçarit Vilson Tafçiu, në një ndër lokalet më të populluara, në zonën e Astirit, në Tiranë.

Gazetarja Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për ‘Balkanweb’ rrëfimin e Dishit I cili ka deklaruar përpara policisë se nuk kishte pasur qëllim që të vrasë Vilsonin me të cilin njihen prej vitesh, por pasi e shau me nënë në gjaknxehtësi e sipër ka nxjerrë pistoletën që e mbante gjithmonë me vete dhe ka qëlluar.

‘Me Vilsonin ishim shokë prej vitesh. Nuk kam dashur ta vras. Të hënën shkova tek `Artisti` për ta takuar.

Nuk kam paur si qëllim ta vras. Unë levizja gjithmonë me armë me vete. Kur e takova ai me shau nga nëna. U ndjeva shume i ofendur, për shkak të marrëdhënies që kishim pasur.

Unë e kam marrë në shtëpi, nuk duhet ta thoshte këtë gjë. U nervozova dhe e qëllova. Pas krimit jam larguar dhe kam qëndruar në një hotel në Kavajë. Jam shumë i penduar për krimin e kryer.’

29 vjecari nuk ka dhënë edhe detaje pse është prishur miqësia mes tij dhe viktimës. Ka thënë se është në gjendje të renduar psikologjike dhe se do te flasë në një moment tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco