Zbardhet dëshmia në SPAK/ Ja çfarë tha Lefter Alla për videon ku del duke thithur kokainë

Zbardhet dëshmia në SPAK/ Ja çfarë tha Lefter Alla për videon ku del duke thithur kokainë

20:15, 23/01/2020
A+ Aa A-

Është zbardhur një pjesë e dëshmisë së kryetarit të Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, dhënë gjatë pasdites në SPAK, në lidhje me videon e publikuar në media ku shfaqet duke konsumuar kokainë.

Sipas burimeve mediatike, Alla ka mohuar përpara prokurorëve të jetë ai personi në video.

‘Nuk jam unë personi në video. Të gjendet nga prokuroria duke pyetur ata që nxorën videon se kush është personi në video’, mësohet të ketë thënë Alla.

Alla qëndroi në zyrat e SPAK jo më gjatë një orë dhe shoqërohej nga avokati i tij, Petrit Ismailaj.

Ndërkohë që para tij në SPAK ishte edhe gazetari që denoncoi videon, Artan Hoxha.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco