U gjetën me plumba  në kokë/ Si u krye ekzekutimi i çiftit të bashkëshortëve

U gjetën me plumba në kokë/ Si u krye ekzekutimi i çiftit të bashkëshortëve

18:21, 23/01/2020
A+ Aa A-

Vazhdon të jetë e mbuluar nga misteri vrasja e një çifti bashkoshortësh, dy ditë më parë në Prizren.

Durim Hadri dhe Suada Hadrim sapo ishin kthyer nga Suedia, kur u gjetën të ekzekutuar në banesën e tyre.

Sot dyshimet e para hidhen mbi djalin e tyre.

Ndërkohë që janë zbuluar edhe detaje nga ekzekutimi i tyre.
Nga Prokuroria, mësohet se burri ishte qëlluar me një plumb në kokë, në pjesën e ballit.

Ndërsa bashkëshortja e tij, kishte marrë po kështu një plumb në kokë, por në pjesën e pasme.

Në deklarimet zyrtare të institucioneve të rendit, Prokurorisë dhe Policisë, thuhet se, në trupat e viktimave janë vërejtur plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Gjatë shikimit në vendin e ngjarjes, është gjetur një armë e zjarrit-pistoletë, për të cilën dyshohet se mund të jetë arma me të cilën është kryer vepra penale.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, një kuti me 49 fishekë dhe dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion”, ka thënë policia.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco