Kris pistoleta/ Po pinte kafe, qëllohet me dy plumba i riu shqiptar

Kris pistoleta/ Po pinte kafe, qëllohet me dy plumba i riu shqiptar

12:05, 23/01/2020
A+ Aa A-

Një sherr i përfunduar me një të plagosur.

Kjo është ngjarja e ndodhur mbrëmjen e dy ditëve më parë në Napoli, Itali, ku protagonist është një i ri shqiptar i cili ka mbetur i plagosur me dy plumba.

Autori i plagosjes, ka hyrë brenda bar ‘Terminal’ në Acerra, Napoli dhe pa u shqetësuar fare nga klientët, ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar dy herë ndaj të riut.

I riu shqiptar ka marrë plagë në këmbë dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Fillimisht ka pasur paqartësi në lidhje me kombësinë e të plagosurit, pasi shqiptari kishte pasaportë angleze.

Nga hetimet e para mësohet se para se të qëllohej me pistoletë, shqiptari ishte përfishirë në një sherr me të dyshuarin si autor të plagosjes.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco