Makina përplas këmbësorin në Kombinat, në gjendje të rëndë...

Makina përplas këmbësorin në Kombinat, në gjendje të rëndë...

10:29, 23/01/2020
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur pak momente më parë në Kombinat.

Mësohet se makina ka përplasur një këmbësor.

Ai është transportuar në spital në gjendje të rëndë shendetësore.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe pritet të zbardhë shkaqet e aksidentit.

Tiranë / Informacion paraprak

Sot , më datë 23.01.2020, rreth orës  10:10, në rrugën e “ Qelqit”, në Kombinat, mjeti me  drejtues shtetasin SH.H, ka aksidentuar këmbësoren, TH.M, 64 vjeçe , e cila u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekeve.
Shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor  ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë  për  sqarimin e  rrethanave të ngjarjes dhe  përcaktimin e shkakut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco