Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

Kryebashkiaku merr kokainë/ Hoxha: Jam kërcënuar me jetë

Kryebashkiaku merr kokainë/ Hoxha: Jam kërcënuar me jetë

09:52, 23/01/2020
A+ Aa A-

Gazetari Artan Hoxha dha detaje nga videoja e kryebashkiakut të Bulqizës, i cili konsumon lëndë narkotike.

Mes të tjerash Hoxha i ka bërë thirrje Policisë së Dibrës që të ketë kujdes disa persona. Sipas tij, këta persona kanë bërë presione, madje kanë kërcënuar atë dhe familje të tjera me qëllimin e vetëm që kjo video të mos publikohet.

“Unë bëj një profesion që e kam zgjedhur ta bëj dhe e di shumë mire që të përballesh dhe të publikosh të vërtetat që shkaktojnë dëme, sigurisht që do të ketë reagime. Dje gjatë gjithë ditës dhe darkës, sot për arsye shëndetësore nuk mbërrita dot te Enkeli. Por ka pasur shumë ndërhyrje. Ti qendrosh ballas të vërtetës, është e vështirë.

Unë do t'i kërkoj, meqë jam në studio, Policisë së qarkut Dibër dhe Tiranë që të ketë në vigjilencë dhe në në shikim para syve sot se nëse do ketë ngjarje pas publikimit të videos po them edhe njëherë persona që do guxojnë ta bëjnë këtë, mbi ta do ketë pasoja shumë të rënda sepse kanë kërcënuar me jetë njerëzish dhe kanë kërcënuar me jetë familje për ti zhdukur dhe shfarosur vetëm e vetëm që të mos publikohet ky material. Janë njerëz që ata mendojnë se mund të jenë të përfshirë në këtë histori”, tha Hoxha, duke shtuar se edhe vetë personalisht ka marrë kërcënime të formave të ndryshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco