Sapo kishin ardhur nga Suedia/ Vrasja e dyfishtë e çiftit sot, ja për çfarë dyshon policia

Sapo kishin ardhur nga Suedia/ Vrasja e dyfishtë e çiftit sot, ja për çfarë dyshon policia

17:14, 22/01/2020
A+ Aa A-

D.H dhe S.H. nga Prizreni u gjetën mëngjesin e sotëm të vdekur në shtëpinë e tyre. Ata kishin ardhur para dy ditësh nga Suedia në Kosovë. Policia dhe Prokuroria në Prizren kanë thënë se dyshimet e para nga vendi i ngjarjes janë se çifti është vrarë me armë zjarri, raporton Gazeta Express

Kishin ardhur në Kosovë për pushime, por mëngjesi i së mërkurës doli të jetë tragjik për burrin  D.H dhe  gruan S.H. nga Prizreni.

Ata u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre, ndërkaq dyshimet e para nga vendi i ngjarjes janë se çifti është vrarë me armë zjarri, pasi aty u gjet arma e cila dyshohet të jetë përdorur, e cila është konfiskuar nga policia.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar Rreshteri i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka thënë se sipas dyshimeve të para bëhet fjalë për vrasje.

“Ekziston dyshimi se është vrasje, por ende nuk kanë përfunduar hetimet e ekspertëve. Po presim për një raport më të detajuar”, ka thënë Gashi.

Dyshime të njëjta me policinë ka edhe Prokuroria Themelore në Prizren.

“Sipas dyshimeve të para të Prokurorisë, në trupat e viktimave janë vërejtur plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Gjatë shiqimit në vendin e ngjarjes, është gjetur një armë e zjarrit – pistoletë, për të cilën dyshohet se mund të jetë arma me të cilën është kryer vepra penale”, ka bërë të ditur Prokuroria.

Derisa policia ende nuk ka dhënë informacione për të dyshuar të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë rast, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Policia po e trajton këtë rast si “Vdekje e dyshimtë”./Express/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco