Shqiptari detyroi shokun e qelisë t’i bënte seks oral

Shqiptari detyroi shokun e qelisë t’i bënte seks oral

16:12, 22/01/2020
A+ Aa A-

Në maj të vitit 2017, ndërsa anëtari i organizatës terroriste ‘Syri i Popullit’, Avni Llumnica po qëndronte në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, ai akuzohet se kishte detyruar shokun e tij të dhomës të bëjë seks oral me të.

Llumnica, sipas Prokurorisë Speciale, kishte ndihmuar Murat Jasharin në tentativën për vrasje të Azem Vllasit të cilin e kishte plagosur në banesën e tij.

Llumnica me veturën e tij të tipit BMË X6 e kishte sjellë Jasharin nga Zvicra teksa i kishte ofruar qëndrim në shtëpinë e tij që më pas të kryente sulmin ndaj Vllasit.

Anëtari i “Syrit të Popullit” u dënua sot për veprën penale të hakmarrjes me 3 vjet burg, për dhunim 1 vit, për shkak të veprave terroriste 10 vite, kurse më pas ndaj tij, është shpallur dënim unik prej 12 vitesh burgim.

Atij i llogaritet edhe koha në paraburgim dhe i konfiskohet vetura “BMË”, me targa të huaja.

Sipas aktakuzës, Llumnica dyshohet se më 11 mars të vitit të kaluar kishin qëndruar së bashku me Jasharin në vilën “Panorama” në Matiqan ku nga aty e kishte dërguar Jasharin në një hotel në Veterrik ku më 12 mars do ta zbatonte planin për vrasjen e Azem Vllasit.

Shoqërimin me një burrë Llumnica e kishte përdorur ndryshe nga qëndrimi i tij me Jasharin.

Gjatë kohës së qëndrimit në paraburgim, Llumnica ka detyruar shokun e tij të qelisë të bëjë seks oral.

Po ashtu anëtari i Syrit të Popullit dyshohet se viktimën në fjalë ditë më parë e kishte ngacmuar seksualisht duke i prekur organin e tij dhe duke e puthur me forcë në buzë, duke I shkaktuar lëndime viktimës, raporton Insajderi.

“Derisa ishte në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, më datë 16.05.2017 rreth orës 14:30 duke e përdorur kanosjen dhe forcë e ka dhunuar të dëmtuarin [emri i të cilit nuk do të publikohet] pa pëlqimin e tij e ka kapur me forcë për krahun e majtë me kanosje dhe dhunë e ka futur në banjë të dhomës së paraburgimit, më pas e ka zhveshur dhe e ka detyruar viktimën që t’i bëjë seks oral për një kohë të shkurt, më pas i pandehuri ka bërë ejakulimin në banjë, po ashtu i pandehuri ditë më parë e ka ngacmuar seksualisht viktimën duke e prekur në organin gjenital duke i fol për marrëdhëniet seksuale në mes të meshkujve dhe se e kishte puthur me forcë në buzë duke i shkaktuar lëndime të lehta viktimës”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale./ Gazeta Ekspress

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco