Shpërndante kokainë në Sarandë, prangoset 22 vjeçari

Shpërndante kokainë në Sarandë, prangoset 22 vjeçari

13:17, 22/01/2020
A+ Aa A-

Në lagjen nr.1 Sarandë është arrestuar në kushtet e flagrancës një shtetas që po udhëtonte me një motoçikletë në rrugën "Gjergj Arianiti" dhe pas kontrollit fizik policia i ka gjetur të fshehura 20 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit "Kokainë".

Ja njoftimi i plotë:

Sarandë

Goditet një rast i drogave të forta në qytet.

Kapet dhe arrestohet në flagrancë i riu me kokainë.

Specialistët e narkotikëve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë në bashkëpunim me shërbimet e policisë kufitare dhe grupin fnsh, në vijim të kontrolleve të shtuara nëpër rrugët e qytetit me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të posedimit apo shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë bërë kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

• A.C., 22 vjeç, banues në Sarandë.

Në lagjen nr.1 Sarandë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij në kushtet e flagrancës pasi ky shtetas po udhëtonte me një motoçikletë në rrugën "Gjergj Arianiti" dhe pas kontrollit fizik policia i ka gjetur të fshehura 20 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit "Kokainë".

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco