'Shofer i ri'/ Makina bie në përrua nga shpejtësia, shihni pamjet

'Shofer i ri'/ Makina bie në përrua nga shpejtësia, shihni pamjet

11:39, 22/01/2020
A+ Aa A-

Një mjet me targa AA518BC ka përfunduar në përroin e Shesë në hyrje të Librazhdit. Dyshohet se shkak për lëtë aksident të jetë bërë shpejtësia e lartë me të cilin udhëtonte mjeti.

Burime bëjnë me dije se në makinë ishin 3 djem të cilët kanë plagë të lehta, dhe po marrin mjekim në spitalin e Librazhdit

Në xhamin e makinës ishte edhe një letër ku shënonte “Shofer i ri”, ç’ka duket se është një tjetër arsye e këtij aksidenti.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të hetuar shkaqet e plota të aksidentit.

Ka qenë një banor aty afër i cili është futur në ujë dhe ka nxjerrë të aksidentuarit për t’i nisur drejt spitalit.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco